Belgjikë-Iran 0-0
Belgjika nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Iranit në ndeshjen e dytë të Grupit G të Kupës së Botës 2026 duke lënë të hapur plotësisht garën për kualifikim para sfidave të fundit të fazës së grupeve.
Takimi rezultoi shumë më i luftuar sesa pritej me të dyja skuadrat që kërkuan fitoren por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.
Irani ishte skuadra që iu afrua më shumë golit në pjesën e parë kur sulmuesi Mehdi Taremi arriti të mposhtte portierin belg dhe të dërgonte topin në rrjetë.
Megjithatë festimet e iranianëve zgjatën pak pasi arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje pas verifikimit të aksionit.
Belgjika u përpoq të merrte kontrollin e lojës përmes qarkullimit të topit dhe aksioneve nga krahët por hasi vështirësi përballë organizimit të mirë defensiv të Iranit.
Edhe skuadra aziatike vazhdoi të ishte e rrezikshme në kundërsulme duke mbajtur nën presion mbrojtjen belge.
Momenti që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes erdhi në pjesën e dytë kur mbrojtësi belg Ngoi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar duke e lënë Belgjikën me dhjetë lojtarë në fushë.
Me një futbollist më shumë Irani shtoi presionin në kërkim të golit të fitores por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.
Nga ana tjetër edhe pse me një lojtar më pak Belgjika tregoi karakter dhe disiplinë taktike duke ruajtur portën e paprekur deri në fund të takimit.
Në minutat e fundit të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin vendimtar por rezultati mbeti i pandryshuar.
Pas këtij barazimi gjithçka mbetet e hapur në Grupin G, ndërsa Belgjika do të përballet me Zelandën e Re në ndeshjen e fundit dhe Irani do të mas forcat me Egjiptin në dy sfida që pritet të vendosin skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin në fazën me eliminim direkt.
Fatos LAMAJ


