Uruguai-Kepi Gjelbër 2-2(shënues:Araujo 44’, Canobio 45+6’/Lenini 2’, Varela 61’)
Uruguai dhe Kepi i Gjelbër kanë dhuruar një nga ndeshjet më emocionuese të Kupës së Botës 2026, duke barazuar 2-2 në takimin e vlefshëm për Grupin H.
Përballja ishte e mbushur me kthesa gola dhe emocione deri në fund duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin.
Ishin afrikanët ata që goditën të parët. Në minutën e 21-të me futbollistin Lenini i cili përfitoi nga një moment i mirë i skuadrës së tij dhe dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Kepin e Gjelbër në avantazh 1-0.
Uruguai reagoi vetëm në fundin e pjesës së parë,dhe në minutën e 44-të Ronald Araujo riktheu baraspeshën ndërsa në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë Agustín Canobio përmbysi gjithçka duke i çuar amerikano-jugorët në pushim me avantazhin 2-1.
Megjithatë Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe në minutën e 61-të Varela shënoi golin e barazimit duke rikthyer shpresat e skuadrës afrikane dhe duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Uruguai mendoi se kishte gjetur golin e fitores në minutën e 68-të kur Ronald Araujorealizoi për herë të dytë.
Festimet uruguaiane zgjatën pak pasi pas kontrollit të aksionit goli u anulua për pozicion jashtë loje duke lënë shifrat të pandryshuara.
Me këtë barazim të dyja skuadrat marin nga një pikë të rëndësishme dhe mbeten në garë për një vend në fazën me eliminim direkt.
Ndeshjet e fundit të grupit pritet të jenë vendimtare për fatet e Uruguait dhe Kepit të Gjelbër.
Fatos LAMAJ


