(Video) Vllaznia-Mungon Kastrati! Kallaku në listë, por nuk udhëton për mungesë pasaporte. Kuqeblutë në Slloveni për fazën përgatitore. 5 miqësore për 10 ditë. E para, nesër përballë Olimpija Ljubljana të Sllovenisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë lënë mesditën e së dielës qytetin e Shkodrës duke udhëtuar me autobus në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ndërkohë që në orët e pasdites kanë fluturuar me avion drejt Sllovenisë për t’u vendosur në kampingun slloven, aty ku janë të akomoduar edhe ekipe të tjera cilësorë nga Kroacia, Sllovenia dhe Rumania, të cilat po zhvillojnë fazën përgatitore.

Nga sa është parë, në këtë udhëtim drejt Sllovenisë mungonte dyshja Kastrati-Kallaku, aq shumë e përfolur ditët e fundit për një largim nga kuqeblutë.

Për Lirim Kastratin u tha se nuk figuronte fare në listën e delegacionit sportiv shkodran për në Slloveni, çka i shton dyshimet për një shkëputje të marrëdhënieve me klubin Vllaznia.

Ndërkohë, në lidhje me Sherif Kallakun, situata qëndron ndryshe. Ai është pjesë e listës së Vllaznisë, por nuk ka udhëtuar me skuadrën për arsye të skadimit të pasaportës, dhe me aq sa thuhet, me marrjen e pasaportës së re mund t’i bashkohet skuadrës në Slloveni

Titullarët Balaj, Gurishta, portjerët Pohls dhe Jukaj, Qato, Dros, Murataj, blerjet e reja, Bardhi, Marku, Brajkoviç, duke i shtuar edhe të rinjë e afirmuar me Pusin, Tafilin, Aren, Kubazin, etj, me skuadrën ka udhëtuar edhe një grup i zgjeruar nga Vllaznia B dhe Akadenia e Futbollit Vllaznia.

I pranishëm në momentin e nisjes së skuadrës kuqeblu ka qënë edhe presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia Alban Xhaferi, i cili ka konsomuar disa minuta me drejtorin sportiv Vioresin Sinani dhe trajnerin Edi Martini.

E hëna ka pasur në program dy seanca stërvitore në ditë, ndërkohë që gjatë qëndrimit dhjetëditor në Slloveni, stafi teknik ka planifikuar të luajë pesë ndeshje miqësore.

NK Lokomotiva Zagreb, NK Olimpija Ljubljana, NK Rudeš, FC Argeș Pitești dhe FC Koper, janë emrat e skuadrave kundërshtare, të cilat do të ndeshen me Vllazninë në harkun kohor të dhjetë ditëve të qëndrimit në kampingun slloven.

Takime këto, që do t’i shërbejnë tekniku Martini dhe kolegëve të tij për të testuar dhe kolauduar skuadrën në prag të ballafaqimeve për turin e parë UEFA Konferencë League ku shorti e ka vënë përballë Malisheves nga Kosova me datë 9 korrik në “Loro Boriçin” e Shkodrës dhe 15 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Test ii parë miqësor në tokën slloveni do të jetë pasditen e së martës duke nisur nga ora 18:00, përballë ekiupit vendas Olimpija Ljubljana të Sllovenisë, ndërkohë që në ditët në vijim priten të konkretizohen edhe miqësoret e tjera përgatitore.

(Video) Pamje nga momenti i nisjes së ekipit të Vllaznisë drejt Sllovenisë për fazën përgatitore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img