Friday, November 22, 2024

Euro 2020-Eleminimi i Hollandës, trajneri De Bur jep dorëheqjen

Lexo

“Në pritje të vlerësimit të Federatës, vendosa të mos vazhdoj si trajner i ekipit kombëtar. Objektivi i kërkuar nuk është arritur, kjo është e qartë”. Ky është njoftimi i Frank De Boer në deklaratën zyrtare të Hollandës ku dha dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar. “Kur u propozua për mua që të bëhesha trajner i ekipit kombëtar në vitin 2020 – vazhdon deklarata – mendova se ishte një nder dhe një sfidë, por gjithashtu isha i vetëdijshëm për presionin që do të më vinte nga ai moment e tutje”.

Trajneri shpjegoi arsyet që e çuan në këtë zgjedhje: “Ai presion tani po rritet dhe kjo nuk është një situatë e shëndetshme për mua, as për ekipin në funksion të rrugës drejt kualifikimit për Kupën e Botës. Unë dua të falënderoj të gjithë, padyshim tifozët dhe lojtarët “. De Boer largohet pas më pak se një viti nga fillimi i aventurës së tij si trajner i ekipit kombëtar: ai u emërua në 23 Shtator 2020 si pasardhës i Ronald Koeman.

Deklarata gjithashtu pasohet dhe mga fjalët e drejtorit sportiv, Nico-Jan Hoogma, i cili shpjegoi se si disfata kundër Republikës Çeke ishte vendimtar për këtë zgjedhje: “Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, për të arritur të paktën çerekfinalet, nuk ia dolëm mbanë. Me një rezultat tjetër do të kishim bërë vlerësime të tjera”.

“ Ne kishim vënë bast për një Europian më të mirë, por nuk funksionoi dhe madje zgjedhja e Frank De Boer shkoi ndryshe nga sashpresuam. Tani të gjejmë një pasardhës sepse më 1 shtator do të luajmë një ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës, kundër Norvegjisë në Oslo. ”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img