Botërori 2026- Meksika mposht Çekinë 3-0 dhe merr vendin e parë në Grupin A

Lexo

- Reklamë -spot_img

Meksikë-Çeki  3-0(Shënues: 55′ Chavez Garcia, 61′ Quinones, 90+4′ Fidalgo)

Meksika ka vulosur me stil vendin e parë në Grupin A të Kupës së Botës 2026 duke mposhtur Çekinë me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar Meksika rriti ritmin pas pushimit dhe gjeti avantazhin në minutën e 55-të me Caves.

Vetëm gjashtë minuta më vonë Kuinones dyfishoi shifrat duke e vënë ndeshjen nën kontrollin e plotë të skuadrës së tij.

Çekët tentuan të reagojnë por pa sukses përballë një Meksike të organizuar dhe efikase.

Në minutën e 94-të Fidalgo vulosi fitoren me golin e tretë duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Falë këtij triumfi Meksika e mbyll Grupin A në vendin e parë dhe avancon në fazën me eliminim direkt me moral të lartë.

Nga ana tjetër Çekia i jep fund aventurës së saj në turne duke mos arritur të sigurojë një vend në raundin tjetër.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img