Botërori 2026-Marok spektakolar. Mund Haitin 4-2 dhe siguron kualifikimin në grupin C

Lexo

- Reklamë -spot_img

Marok-Haiti 4-2(Shënues: 39′ Hakimi, 45+1′ Salibari, 78′ Rahimi, 89′ Yassine/ 10′ Bono(aut), 43′ Isidor)

Maroku ka siguruar një fitore spektakolare 4-2 ndaj Haitit në ndeshjen e fundit të Grupit C të Kupës së Botës 2026 duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer në fazën e grupeve.

Sfida nisi në mënyrë surprizuese për Haitin i cili kaloi në avantazh në minutën e 10-të pas një autogoli të portierit Bono.

Më pas ndeshja u bë edhe më emocionuese kur Isidor dyfishoi shifrat për Haitin në minutën e 43-të duke i dhënë ekipit të tij një epërsi të papritur.

Megjithatë reagimi i Marokut ishte i menjëhershëm dhe ishte Hakimi që fillimisht ngushtoi diferencën në minutën e 39-të,ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë Saibari realizoi golin e barazimit duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim në baraspeshë.

Në pjesën e dytë marokenët morën plotësisht kontrollin e lojës dhe ishte Rahimi i cili përmbysi rezultatin në minutën e 78-të,ndërsa Jasin vulosi suksesin me golin e katërt në minutën e 89-të duke vendosur shifrat përfundimtare 4-2.

Falë këtij triumfi Maroku e mbyll fazën e grupeve me moral të lartë dhe siguron kualifikimin në fazën me eliminim direkt ndërsa Haiti i jep fund aventurës së tij në Kupën e Botës 2026 pas një paraqitjeje luftuese por të pamjaftueshme për të vazhduar më tej.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img