Botërori 2026-Grupi D/Australia mban barazimin ndaj Paraguait dhe siguron biletën për fazën tjetër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Australi-Paraguai 0-0

Australia ka arritur objektivin e saj në ndeshjen vendimtare të Grupit D duke barazuar pa gola, 0-0 ndaj Paraguait dhe duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.

Takimi ishte shumë i luftuar me Paraguain që kërkoi me ngulm fitoren për të kaluar më tej ndërsa Australia u tregua e organizuar në mbrojtje dhe administroi me kujdes rezultatin që i nevoitej.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave rrjetat mbetën të paprekura deri në fund.

Ky barazim i mjaftoi Australisë për ta mbyllur Grupin D në vendin e dytë me 4 pikë duke siguruar një vend në fazën me eliminim direkt.

Për Paraguain rezultati ishte zhgënjyes pasi edhe pse e përfundoi fazën e grupeve me 4 pikë mbeti në vendin e tretë për shkak të golavarazhit më të dobët dhe u eliminua nga turneu.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img