Turqi-SHBA 3-2
Kombëtarja e Turqisë i dha lamtumirën Kupës së Botës 2026 me një fitore prestigji duke mposhtur 3-2 Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndeshjen e fundit të Grupit D.
Edhe pse të eliminuar para këtij takimi turqit zhvilluan një paraqitje dinjitoze dhe arritën të marin tre pikë me shumë vlerë morale ndaj një kundërshtari të fortë.
Sfida ishte e luftuar nga fillimi deri në fund me të dyja skuadrat që krijuan raste dhe dhuruan spektakël për tifozët.
Turqia u tregua më efikase në momentet vendimtare duke ruajtur avantazhin deri në vërshëllimën finale dhe duke siguruar fitoren e vetme në këtë edicion të Botërorit.
Megjithatë humbja nuk i kushtoi SHBA-së sepse e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë me gjashtë pikë falë rezultateve të mëparshme dhe golavarazhit duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.
Turqia ndërkohë e përfundoi aventurën në vendin e fundit me 3 pikë duke u eliminuar nga turneu.
Fatos LAMAJ


