Portugali-Kroaci 2-1(Shënues: Ronaldo 68′(p), Goncalo Ramos 90’+4/Perisic 53′)
Portugalia është kualifikuar në fazën e 1/8-ve pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Kroacisë në një takim që u mbyll mes polemikash të forta dhe protestash të kroatëve.
Ishte Kroacia që goditi e para në minutën e 53-të me Ivan Perisic ndërsa vetëm pak minuta më vonë Kristiano Ronaldo pa ti anulohej një gol për pozicion jashtë loje.
Portugezët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 68-të Ronaldo barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë duke rikthyer ekuilibrin në sfidë.
Në minutën e 81-të Kroacia mendoi se kishte rikthyer avantazhin me Luka Sucic por edhe ky gol u anulua për pozicion jashtë loje.
Kur ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë në minutën e 94-të Gonçalo Ramos shënoi golin që dukej se vuloste kualifikimin e Portugalisë.
Por kulmi i dramës erdhi në minutën e 12-të shtesë ku Gvardiol dërgoi topin në rrjetë për 2-2 por arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Vendimi shkaktoi protesta të ashpra nga kroatët të cilët pretenduan se pasimi i fundit kishte ardhur nga një mbrojtës portugez çka sipas tyre e bënte golin plotësisht të rregullt.
Pavarësisht polemikave vërshëllima përfundimtare konfirmoi kualifikimin e Portugalisë e cila tashmë do të përballet me Spanjën në fazën 1/8 në një derbi iberik që pritet të jetë një nga sfidat më spektakolare të turneut.
Fatos LAMAJ


