Zvicër-Algjeri 2-0(Shënues: Embolo 10′, Ndoye 46′)
Zvicra ka siguruar një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 ndaj Algjerisë duke vulosur kualifikimin për në fazën 1/8 të Kupës së Botës pas një paraqitje bindëse.
Helvetët e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 10-të.
Pas një aksioni të ndërtuar bukur Bril Embolo u tregua i saktë përpara portës duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.
Algjeria u përpoq të reagojë dhe krijoi disa raste për të rikthyer ekuilibrin por mbrojtja zvicerane dhe portieri i saj u treguan të kujdesshëm duke mos lejuar surpriza deri në fundin e pjesës së parë.
Vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë në minutën e 46-të Zvicra goditi sërish.
Dan Ndoje përfitoi nga një aksion i shpejtë ofensiv dhe realizoi golin e dytë duke i dhënë ekipit të tij një avantazh të sigurt.
Në vazhdim të takimit zviceranët administruan me qetësi rezultatin ndërsa Algjeria u përpoq të rihapte ndeshjen por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara.
Me këtë sukses Zvicra kalon me meritë në fazën 1/8 duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për të shkuar sa më larg në turne.
Nga ana tjetër Algjeria largohet nga Kupa e Botës pavarësisht përpjekjeve të saj në këtë përballje.
Fatos LAMAJ


