Botërori 2026-Mjafton goli i Arias që Kolumbia të mundë Ganën dhe të shkojë në fazën tjetër të 1/8-tave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kolumbi-Ganë 1-0(Shënues: Arias 13’)

Kolumbia ka siguruar kualifikimin për në fazën 1/8 të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Ganën me rezultatin minimal 1-0 në një sfidë shumë të luftuar dhe me ritëm të lartë.

Goli që vendosi fatin e takimit erdhi shumë shpejt ku në minutën e 13-të Arias shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një aksion të ndërtuar bukur nga kolumbianët dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Pas golit të pësuar Gana tentoi të reagojë dhe mori më shumë iniciativë në disa momente të ndeshjes por u përball me një mbrojtje të organizuar mirë të Kolumbisë e cila administroi me qetësi epërsinë e krijuar që në fillim të takimit.

Në pjesën e dytë afrikanët shtuan presionin në kërkim të golit të barazimit por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Nga ana tjetër Kolumbia pati disa mundësi për të dyfishuar shifrat dhe për të mbyllur përfundimisht ndeshjen por rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale.

Falë kësaj fitore Kolumbia vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026 dhe tashmë do të përballet me Zvicrën në fazën 1/16 në një duel që premton shumë rivalitet dhe spektakël.

Për Ganën aventura në Botërorin 2026 përfundon këtu ndërsa pavarësisht eliminimit afrikanët zhvilluan një turne dinjitoz dhe luftuan deri në fund për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img