(Video) Ndriçim Shtubina: Vllaznia kualifikohet me Malisheven! Kordinatori dhe trajneri i AF Vllaznia falenderon drejtuesit kuqeblu dhe konfirmon kalimin në stafin teknik të Besëlidhjes përkrah kolegut Plori

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vetëm tre ditë nga përballja e  Vllaznisë me Malisheven e Kosovës në kuadrin e ballafaqimit e turit të parë të UEFA Conferencë League, ish kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina  shprehet optimist për kualifikimin e kuqebluve në turin e dytë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Shtubina e konsideron Vllazninë një përpara Malishves, ndërsa mendon se luajtja e ndeshjes së parë në shtëpi është një favor për kuqeblutë.

Tre vitet e fundit, Ndriçim Shtubina ishte në cilësinë e kordinatorit dhe të trajnerit Akademia e Futbollit Vllaznia, ndërkohë sezon i ri futbollistik e gjen Shtubinën në stafin teknik të Besëlidhjes duke marrë postin e zëvendëstrajnerit përkrah kolegët të tij Elvis Plori.

Me këtë rast, Shtubina, falenderon KF Vllaznia, presidentin Alban Xhaferi, drejtorin e AF Vllaznia, Alban Hasani dhe gjithë kolegët e akademisë për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, duke folur për detyrën e re, Shtubina është i kënaqur që i bashkohet Besëlidhjes duke velerësuar projektin e ri të presidencës Fushaj dhe aq më tepër që do të ketë mundësinë të punojë përkrah dy miqve dhe ish kolegëve të tij Elvis Plori tek Vllaznia dhe drejtorit sportiv Renato Malota, qoftë te Vllaznia por edhe te Egnatia.

(Video) Proncimin e plotë të ish kapitenit të Vllaznisë Ndriçim Shtubina, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img