Botërori 2026 rikthehet me dy duele spektakolare në fazën 1/8,Argjentina sfidon Egjiptin ndërsa Zvicra përballet me Kolumbinë.
Emocionet e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë edhe sot teksa radha i takon dy përballjeve të tjera të fazës 1/8.
Katër kombëtare do të zbresin në fushë me një objektiv të vetëm sigurimin e një bilete për në fazën çerekfinale.
Ndeshja e parë e ditës do të luhet në orën 18:00 ku Argjentina do të përballet me Egjiptin.
Amerikanolatinët vijnë në këtë sfidë pas një ecurie pozitive në fazën e grupeve dhe shihen si favoritë për kualifikimin.
Megjithatë Egjipti ka dëshmuar gjatë këtij Botërori se është një skuadër e disiplinuar taktikisht dhe e aftë të rivalizojë me çdo kundërshtar.
Afrikanët synojnë të shkruajnë historinë duke eliminuar një nga pretendentët për trofeun.
Më pas në orën 22:00 vëmendja do të përqendrohet te përballja mes Zvicrës dhe Kolumbisë.
Të dyja skuadrat kan zhvilluar një turne shumë të mirë dhe kan fituar me meritë të drejtën për të qenë në këtë fazë.
Zviceranët njihen për organizimin e tyre në lojë dhe soliditetin në mbrojtje ndërsa kolumbianët mbështeten te cilësia individuale dhe shpejtësia në repartin ofensiv.
Një duel që pritet të jetë i ekuilibruar dhe ku fituesi mund të vendoset edhe nga episodet.
Faza me eliminim direkt nuk fal gabime dhe çdo ndeshje tashmë ka peshën e një finaleje.
Çdo ekip do të kërkojë të japë maksimumin pasi një humbje do të thotë fundi i rrugëtimit në Botërorin 2026 ndërsa fitorja do të hapë dyert e çerekfinaleve.
Dy përballje me shumë rivalitet emocione dhe pritshmëri të larta të cilat pritet të dhurojnë spektakël dhe të plotësojnë tablonë e skuadrave çerekfinaliste të Kupës së Botës 2026.
Fatos LAMAJ


