Vllaznia-Malisheva, sfida e parë e turit të parë të UEFA Conferencë League luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur prej orës 20:00.
Në prononcimin e dhënë një ditë para ndeshjes, trajneri i kuqebluve Edi Martini, ka pranuar situatën aktuale të mosfederimit ngga FIFA të një pjese të mirë të lojtarëve të ardhur në merkaton e veres, poor nga ana tjetër ka konfirmuar se pagesat janë bërë 1 muaj përpara dhe se merkato e Vllaznisë është zhbllokuar. Megjithatë, ai është shfaqur i qetë duke deklaruar se është përgatitur për të dy skenaret, dhe se me lojtarët që do të hedhë në fushën e lojës do të kërkojë kualifikimin në turin e dytë..
Sa i përket lojtarëve që ka në dispozicion, Martini është shprehur i kënaqur me kontigjentin e duhur fizik: Disa kanë ardhur me vonesë, por gjithsesi janë mirë. Nuk jemi në 100% të çdonjërit, por gjithmonë kjo fazë është pak problematike. Këto lojtarë që kemi aktualisht, janë në gjendje që ta përballojnë ndeshjen.
I pyetur për miqësoret e Sllovenisë, Martini tha se kemi pasur vetëm 13 lojtarë që ishin nga pjesa e vjetshme: Nga ndeshja e parë te e fundit treguan rritje. Prapë nuk jemi aty ku duhet. Por edhe pjesa e të rinjve janë munduar, kanë dhënë maksimumin. Kemi marrë shumë nga të rinjtë dhe ekipi B në fazë përgatitore. Na kanë shërbyer. Jemi në proces kolaudimi. Duhet të bëjmë gjithçka për ndeshjen nesër.
Duke komentuar bllokimin e merkatos, ai tha se kur kam shkuar në fazë përgatitore kam qenë i qetë: Që me datë 18 të muajit tjetër është bërë pagesa. Nuk e di për cilën arsye dhe si janë punët, nuk është fusha ime dhe nuk di ta komentoj. Di që është hapur merkato dhe mendoj se gjithçka do jetë në rregull. I kam menduar të gjithë skenaret e mundshme, me dhe pa ekip të plotë. Më del për detyrë që të shoh fushën e lojës. Ata lojtarë që do jenë të gatshëm, do marrim maksimumin, këtë di të garantoj. Unë shpresoj që do të jenë të gjithë të gatshëm. Merkato në orën e fundit është zhbllokuar, pagesat janë bërë 1 muaj përpara. Nuk e di se si. Megjithatë do të jem i gatshëm për të dy skenaret.
Në vijim, Martini konfirmoi se Sherif Kallaku dhe portjeri Pohls, janë pothuajse të larguar nga ekipi: Për kallakun, unë kam që me datë 8 qershor që kam filluar stërvitjen dhe nesër është ndeshja. Pothuajse një muaj përpara. Vllaznia e ka mirëpritur, e ka dashur. Dhe ka dhënë maksimumin e vet. Vjen një moment që me me zor nuk mund të mbash askënd. Ndërsa, për Pohls, nuk ka dëgjuar që të dalë në stërvitje. Ka kërkesë nga Sherif Tiraspol. Më vjen keq sepse kishim investuar tek ai djal. Më vjen keq, por e thashë se me zor nuk mund të mbajmë askënd.
Në vijim, Martini, foli edhe për Malishevena duke pohuar që nuk e kishtedëshirë që të përballej me ekip shqiptar, ndërsa vlerësoi edhe trajnerin Brdariç, për të cilin tha se e njeh mirë ambientin dhe shumicën e lojtarëve tonë.
Tifozët e Malishevës kanë konfirmuar praninë e tyre në “Loro Boriç”, dhe Martini tha se janë të mirëpritur. Ashtu siç theksoi se rëndësia e tifozëve të Vllaznisë është e madhe për ekipin e tij, pasi djemtë kanë nevojë për ta.
Kalimi i turit për Martinin është i rëndësishëm në aspektin moral, por është i nevojshëm dhe në atë financiar.
Ndërsa, në mbyllje, i pyetur për largimin e Krymit, tha se për të është kapitull i mbyllur dhe se lojtarët që kanë ikur nga Vllaznia nuk ka dëshirë t’i diskutoj.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit kuqeblou Edi Martini në pragndeshjen Vllaznia-Malisheva, mund ta nqni në kanalin tonë zyrtar, VERIU SPORT- YOUTUBE.


