Presidenti i Vllaznia L’Elite në Milano Benard Gjekaj së bashku me ish futbollistin e njohur italian Francesco Di Pinto, i cili mban postin e drejtorit të këtij klubi, ndërkohë që në Itali spikat edhe si një nga biznesmenët e suksshëm, të shoqëruar edhe nga komentatori i futbollit Edmond Dibra, ishin mesditen e sotme në zyrën e presidentit të klubit të Futbollit Vllaznia Alban Xhaferi ku zhvilluan një takim pune.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Presidenti i Vllaznia L’Elite në Milano Benard Gjekaj, bën të ditur se qëllimi i takimi është në vazhdën e bashkëpunimit që dy klubet kanë nisur më herët.
Ndërkohë që takimi i sotëm, konsiston në mundësinë që do t’i jepet futbollistëve të rinj shkodranë që bëjnë pjesë në Vllazninë B si dhe AF Vllaznia për të luajtur në Itali pranë klubit Vllaznia L’Elite, si dhe mbështetje për bazën material nga ana e klubit italian.
(Video) Prononcimin e Presidentit të Vllaznisë L’Elite në Milano, Benard Gjekaj si dhe pamje nga takimi dypalësh, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, VERIU SPORT-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


