Veriu Sport, ka përcjellë më herët nënshkrimin e marrëveshjes së Klubit të Volejbollit Ulqin me volejbollistin shkodran Sead Durro, talentin 20 vjeçar që u largua nga Vllaznia për t’u bërë pjesë e Kampionatit të Superligës së Malit të Zi.
Një volejbollist ky që i përket familjes sportive, duke ndjekur traditën e babait të tij, ish handballistit dhe trajnerit të njohur, Artan Durro, i cili krahas aktivizimit me me ekipin e parë të Vllaznisë është shpallur kampion me kuqeblutë U21, ndërkohë që është pjesë e ekipit kombëtar të moshave të Shqipërisë.


Përmes një njoftimi zyrtar të pasdites së djeshme, kalimin e Durros nga Vllaznia tek Ulqini e ka bërë të ditur edhe vetë klubit ulqinak, duke vlerësuar maksimalisht vlerat e këtij sportisti.
PËRFORCIM I RI I OK ULCINJ: SEAD DURRO
OK Ulcinj me kënaqësi njofton ardhjen e Sead Durros, teknikut të talentuar nga Shkodra, i cili nga sezoni e ardhshme do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.
Durro i përket një gjenerate të re lojtarësh që tashmë kanë përvojë në nivelin senior. Në fushë dallohet për vizionin e lojës, mendimin e shpejtë, lëvizshmërinë dhe cilësitë e tij udhëheqëse. Si organizator i lojës, ai është lojtari rreth të cilit ndërtohet ritmi dhe organizimi i ekipit.
Ai vjen nga shkolla e volejbollit e Vllaznia Shkodër, ndërsa krahas angazhimeve sportive po ndjek me sukses edhe studimet në degën e Ekonomisë.
Sead Durro:
“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem OK Ulcinj. Që gjatë qëndrimit tim të parë në klub ndjeva atmosferën pozitive dhe ambiciet që më motivojnë. Do të jap maksimumin tim për të arritur rezultate sa më të mira së bashku dhe mezi pres sfidat e reja me fanellën e Ulqinit.”
Besojmë se Sead, me cilësitë, energjinë dhe etikën e tij të punës, do të jetë një përforcim i rëndësishëm për ekipin tonë.
Mirë se erdhe në familjen bardhezi, Sead!
NOVO POJAČANJE OK ULCINJ: SEAD DURRO
OK Ulcinj sa zadovoljstvom objavljuje dolazak Seada Durra, talentovanog tehničara iz Skadra, koji će od naredne sezone braniti boje našeg kluba.
Durro pripada generaciji mladih igrača koji već posjeduju seniorsko iskustvo, a na terenu se ističe odličnim osjećajem za igru, brzim razmišljanjem, pokretljivošću i izraženim liderskim osobinama. Kao tehničar, predstavlja igrača oko kojeg se gradi ritam i organizacija ekipe.
Dolazi iz odbojkaške škole Vllaznia Shkodër, a pored sportskih obaveza uspješno gradi i akademski put kao student ekonomije.
Sead Durro:
“Srećan sam što dolazim u OK Ulcinj. Već tokom boravka u klubu osjetio sam pozitivnu atmosferu i ambicije koje me motivišu. Daću svoj maksimum da zajedno ostvarimo što bolje rezultate i radujem se novim izazovima u dresu Ulcinja.”
Vjerujemo da će Sead svojim kvalitetom, energijom i radnom etikom biti važno pojačanje našeg tima.
Dobro došao u crno-bijelu porodicu, Seade!
Ndërkohë, vetë Durro, largimin nga Vllaznia e shoqëron me falenderimet përkatëse për klubin ku u rrit si lojtar, ndërkohë që ndihet i kënaqur që zgjodhi Ulqinin për vazhdimin e karrieres së tij sportive.
“Pas shume kujtimesh, emocionesh dhe momenteve te paharrueshme, ka ardhur koha te mbyll nje kapitull te rendesishem te rrugetimit tim. Dua te falenderoj nga zemra te gjithe drejtuesit, trajneret, bashkelojtaret dhe tifozet e Vllaznise– per besimin, mbeshtetjen dhe çdo moment qe kemi ndare se bashku. Kam mesuar shume dhe jam krenar qe kam qene pjese e ketij ekipi. Tani nis nje sfide e re me KV Ulqin. Largohem me respekt dhe mirenjohje per gjithçka qe me ka dhene Vllaznia dhe ju uroj suksese te pafundme ne vazhdim. Elhamdulilah “
Gaspër MARKU


