Ish basketbollisti i Vllaznisë Roni Gjeçaj, pjesë e një familje shumë të njohur sportive, mes basketbollit me xhaxhain Bledar Gjeçaj dhe djalin e tij Veton Gjeçaj dhe notit, si djali i një prej figurave më të spikatura të Shkodrës dhe Shqipërisë, Ridvan Gjeçaj, udhëhoqi Kombëtaren e Shqipërisë së Basketit U-20 në cilësinë e shefit të delegacionit sportiv për Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar në Bratislavë-Sllovaki i vlefshëm për rrugëtimin në FIBA U20 EuroBasket 2026, Division B.
Duke folur për Veriu Sport pas kthimit në Shkodër, Gjeçaj shprehet i kënaqur për vlerësimin nga ana e Federataës Shqiptare të Basketbollit duke e cilësuar një përvojë më shumë për ecurinë e karrierës së tij në fushën e basketbollit ku së fundmi po kontribuon si trajner i ekipit Vllaznia U20 si dhe Zëvendëstrajner në ekipin e pare përkrah kolegëve të tij Eni Llazani dhe Antonio Shabani.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të basketbolli Roni Gjeçaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


