Thursday, September 19, 2024

Merkato-Vllaznia/Kuqeblutë firmosin për 5 vite me mbrojtësin e ri Klejdi Paloka, në pritje edhe me një tjetër mbrojtës senegalez

Lexo

Drejtuesit e Vllaznisë, duket se këtë sezon futbollistik e kanë vënë shënjëstren tek elementi i ri. Klejdi Paloka, është futbollisti i tretë që firmos për ngjyrat kuqeblu në harkun kohor të pak ditëve. Shtatlarti Paloka që i përket repartit të mbrojtjes, por që luan në mesfushë konsiderohet një element i perspektives. Ai vjen nga Akademia Vllaznia dhe ashtu si edhe dy bashkëmoshatarët e tij 19 vjeçarë, Smajli dhe Muliu ka hedhur firmën në kontratë për një periudhë 5 vjeçare.

Ndërkohë, po për llogari të repartit të mbrojtjes, stafi po vëzhgon nga afër edhe një tjetër alternativë. Bëhet fjalë senegalezin, Serigne Fallou Diagne, futbollist ky 32 vjeçar me një Cv shumë të pasur, por që për hirë të së vertetes ka një periudhë të gjatë që është jashtë fushave të futbollit për arsye të dëmtimeve që e kanë shoqëruar. Nga sa bëhet e ditur, futbollisti në fjalë do të stervitet për disa ditë në gjirin e skuadrës kuqeblu dhe më pas do të jetë stafi teknik dhe personalisht trajneri Thomas Brdariç që do të marrë vendimin, nëse do të qëndrojë tek Vllaznia, apo jo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img