Partizani-Skënderbeu 2-0(Shënues: Skuka 35’, Human 78’)
Partizani ka mar një fitore 2-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Abissnet Superiore.
Skuadra e drejtuar nga Florin Bratu zhvilloi një paraqitje të mirë duke treguar organizim në lojë dhe efikasitet në momentet vendimtare.
Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 35-të kur Skuka u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke zhbllokuar sfidën.
Goli i dha qetësi Partizanit i cili administroi mirë lojën deri në fundin e pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë Skënderbeu provoi të reagojë dhe të rikthehej në ndeshje por Partizani ruajti ekuilibrin në fushë dhe vazhdoi të krijonte raste.
Në minutën e 78-të ishte Human ai që vulosi fitoren duke shënuar golin e dytë dhe duke mbyllur përfundimisht llogaritë e këtij takimi.
Miqësorja shërbeu si një provë e rëndësishme për të dy skuadrat të cilat vijojnë përgatitjet për nisjen e kampionatit.
Trajnerët patën mundësinë të testojnë skema të ndryshme dhe të aktivizojnë një pjesë të mirë të grupit.
Për trajnerin Florin Bratu kjo ishte fitorja e parë në krye të Partizanit një rezultat që rrit moralin e skuadrës dhe jep sinjale inkurajuese për objektivat e sezonit të ri.
Fatos LAMAJ


