Besëlidhja triumfoi në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Lezhë ndaj Kf Otrantos Ulqinit me rezultatin 3-1 duke dhënë një tjetër sinjal pozitiv pas fitores ndaj Laçit përpara një jave në fushen e kësaj të fundit. Përtej rezultatit, ajo që ra më shumë në sy sipas mendimit tim është se formacioni i dyte luajti akoma më mirë se formacion i parë gjë që tregon se Besëlidhja e këtij sezoni i ka të gjitha kapacitetet e mundshme për të arritur objektivin e vendosur nga Klubi ku me afrimin e fundit te ardhur nga Shiroka , sulmuesi OLAMIDE që për mendimin tim pritet të jetë zbulimi në Kategorine e Parë.

Emra të tillë si Lorenc Trashi, Ardit Hila, Sabit Bilali, Patrik Fetaj, Stivian Janku, Antonio Marku etj të bëjnë optimist që Besëlidhja do jetë konkuruese deri në fund në Kategorinë e Parë për të realizuar misionin e saj duke parë që dhe shanset këtë sezon janë mjaft të mëdha për shkak të shtimit të ekipeve në Superligë për vitin pasardhës. Drejtuesit sëbashku me stafin teknik kanë bërë një merkato mjaft cilesore dhe besoj se me kalimin e ditëve skuadra do konsolidohet akoma më shumë.
Sa i përket investimeve në stadium jemi mjaft të kënaqur pasi fusha tashmë ka një tjetër pamje me vendosjen e barit te ri natyral, shtimin e kapaciteteve të stolave nga 500 që është aktualisht në 1300 reth gjithë tribunave A dhe B si dhe zgjerimin e tribunës kryesore VIP kjo falë mbeshtetjes kryesore të Presidencës në bashkpunim me Federaten Shqiptare të Futbollit.
Hapja e Akademise Beselidhja është një tjetër lajm i mirë për qytetin pasi tashmë janë të hapura seleksionimet për të gjitha grupmoshat ku seancat stërvitore do zhvillohen në kompleksin më të ri sportiv në Lezhë tek “Hoteli i Gjuetisë” nën menaxhimin e drejtorit të Akademisë Klajti Reçi dhe është një mundesi e artë për çdo të ri lezhjan që do të zhvillojë aftësitë e tyre sportive dhe të bëhen pjesë e një prej emrave më të njohur të futbollit në Lezhë.
Tifozëria “Dragojt e Veriut” është një grupim që e ka mbështetur ekipin në momentet e saj më kritike pavaresisht Kategorisë ku ka luajtuar dhe do vazhdoj të jetë mbështetese si lojtari i 12 në rikthimin e Besëlidhjes në majat e futbollit Shqiptar.
Aniano GEGA-Lezhë


