Ndërkohë që ekipet e tjera të Akademisë Futbollit Vllaznia i kanë nisur më herët përgatitjet për për sezonin e ri futbollistik 2026-2027, pasditja e së hënës ka qënë radha e ekipit Vllaznia U19 për një gjë të tillë.
Në prani të një kontigjenti të zgjeruar futbollistësh, dyshja e trajnerëve Haris Lika dhe Khaled Hoxha ka zhvilluar një takim disa minutësh para nisjes së proçesit stërvitor.
Për Haris Liken, që do të luajë rolin e teknikut të parë të Vllaznisë U19, emocionet kanë qënë të pranishme edhe për faktin sepse ai rikthehet në stafin teknik të AF Vllaznia pas plot 8 vite e gjysmë, periudhë kjo e shoqëruar me kontributin në ekipet e tjera të kategorisë së rritur.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Haris Lika, përcjell falenderimet për presidentin e KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe drejtorin e AF Vllaznia, Alban Hasani, për mundësinë e dhënë.
Sa i përket objektivit, Lika thotë se fillimisht është renditja në pesëshën e parë dhe më pas edhe për më lart.
Por, më së shumtmi, prioritet për Likën, do të jetë përgatitja me përkushtim dhe profesionalizëm përgatitjen e talentëve kuqeblu ku në bashkëpunim me stafin teknik të ekipit të parë dhe trajnerin Edi Martini, të gjejnë hapësirat e duhura për aktivizim në ekipin e të parë të Superligës.
Një objektiv i tillë merr akoma më shumë përparësikur rregullorja e FSHF-së dikton aktivizimin me detyrim të një 17 vjeçari në ekipin e të rriturve.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë U19 Haris Lika si dhe pamje nga seanca e parë stërvitore e kësaj skuadre për sezonin e ri futbollistit 2026-27, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


