Roberto Mancini merr zyrtarisht drejtimin e kombëtares italiane

Lexo

- Reklamë -spot_img

Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares italiane. Konfirmimi erdhi përmes kanaleve të rrjeteve sociale të Federatës Italiane të Futbollit, pasi Giovanni Malagò e kishte bërë tashmë të ditur lajmin në një konferencë për shtyp.
Në stafin e tij mund të përfshihen Leonardo Bonucci, Antonio Gagliardi dhe Massimo Maccarone, ndërsa Marco Roccati do të shërbejë si trajner i portierëve.
Mancini do të prezantohet të mërkurën, më 29 korrik, në orën 18:00, së bashku me Claudio Ranierin, i cili do të marrë rolin e drejtorit teknik të kombëtares italiane.
Periudha e “Mancios” në krye të Italisë ishte një sagë epike që nisi si përralla më e bukur dhe përfundoi me hidhërim e një lamtumirë që ende dhemb. Ishte një histori e karakterizuar nga kulme të jashtëzakonshme – viti i paharrueshëm 2021, nata në “Ëembley” kundër Anglisë, trofeu i ngritur drejt qiellit dhe një stil loje magjepsës që bëri që një komb i tërë të dashurohej sërish me skuadrën.
Gjatë këtij rrugëtimi u vendos edhe një rekord që do të hynte në histori: 37 ndeshje radhazi pa humbje – një shifër që u tejkalua vetëm së fundmi nga kombëtarja spanjolle, kampione e

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img