(Video) Lajm i trishtë për sportin shqiptar! Ndahet nga jeta papritmas në moshën 54 vjeçare Artan Pogoni, ish volejbollisti, trajneri, pedagogu, analisti i mirënjohur i volejbollit shqiptar e më tej

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një lajm i rëndë ka tronditur sportin shqiptar teksa eshtë ndarë papritur nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni pas një arresti kardiak që pësoi gjatë pushimeve në qytetin e Vlorës.

Humbja e tij ka sjellë dhimbje të madhe në mbarë komunitetin sportiv dhe akademik pasi Pogoni ishte një nga figurat më të spikatura të volejbollit shqiptar.

Ai ndërtoi një karrierë të pasur dhe të suksesshme si sportist duke u shpallur kampion si lojtar ndërsa më vonë vijoi të shkëlqente edhe në rolin e trajnerit ku kontribuoi në zhvillimin e brezave të rinj dhe në rritjen e nivelit të këtij sporti në vend.

Përtej suksesit në parket Artan Pogoni ishte një personalitet i respektuar edhe në fushën akademike.

Me titullin Profesor i Asociuar dhe Doktor i Shkencave ai dha një kontribut të vyer në edukimin e shumë studentëve dhe specialistëve të ardhshëm të sportit duke u bërë një pikë referimi në arsimin universitar shqiptar.

Publiku sportdashës e njihte gjithashtu si një nga opinionistët më të vlerësuar të sportit në Shqipëri.

Me analizat e tij profesionale gjykimin e balancuar dhe njohuritë e thella Pogoni ishte një prani e vazhdueshme në studiot televizive ndërsa për vite me radhë ishte pjesë e emisioneve dhe transmetimeve të ndeshjeve ku fitoi respektin e kolegëve dhe dashurinë e publikut.

Ndarja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në sportin shqiptar dhe do të kujtohet jo vetëm për trofetë dhe sukseset e arritura por edhe për profesionalizmin përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dha në sport në edukim dhe në median sportive.

Veriu Sport shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Pogoni ndërsa dhjetëra sportistë trajnerë kolegë dhe institucione sportive kanë reaguar me mesazhe prekëse në nderim të figurës së tij.

Sporti shqiptar humbi sot një kampion, një profesor, një zë të respektuar, një njeri dhe familjar model, i dashur, i ngrohtë dhe shumë i komunikueshëm me të gjithë miqtë e tij, brenda dhe jashtë sportit, përfshirë edhe polikën ku ai dhe një kontribut të çmuar në seksionet drejtuese sportive të Partisë Demokratike. Kujtimi dhe trashëgimia që Artan Pogoni lë pas do të mbeten të paharrueshme për brezat që do të vijnë.

Lamtumirë profesor Tani! Pushofsh në paqe, o njeri i mirë!

(Video) Në respekt dhe kujtim të paharuar të profesor Tanit, Veriu Sport, risjell në vemendje një nga intervistat e dhëna pas ndeshjeve të zhvilluara në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Gaspër MARKU-Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img