(Video) Spektakël në ditën e parë të Kampionatit Ndërkombëtar Basket 3×3. Ekipi shkodran Stars Power shpallet kampion për kategorinë e femrave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ka nisur me spektakël Kampionati Ndërkombëtar i basketbollit 3×3, aktivitet që po zhvillohet në sheshin qëndror të Shkodrës “Nënë Tereza” me pjesëmarrjen e mbi 30 ekipeve.

Programin katër ditor të konkurimit e ka hapur kategoria e femrave, e cila bëhet për herë të parë pjesëmarrëse e këtij eventi, i cili këtë sezon është në edicionin e 11-të të tij.

Lufta e fortë sportive dhe rivaliteti ka qënë i pranishëm në të gjithë ndeshjet eleminatore, ndërkohë që dy sfidat gjysmëfinale dhe ajo finale u shoqëruan me emocione të shumta.

Stars Power ekip i Shkodrës me basketbollistet e njohura Medina Mustafa, Bernada Reshpja, Ingrid Dashja dhe amerikaja Jessie ishte përballë ekipit nga Tirana, Toea Squad në përbërje të cilit luanin basketbollis po aq të njohura, si Enisa Qosja, Ornela Lalaj, Emilia Lazo dhe Jurila Sena.

Pas një fillimi me rivalitet, ekipi shkodran arrin shkëputjen dhe falë pikëve nga distance të Reshpjes arrin të fitojë me rezultatin 21-10. Edhe pse kohëzgjatja e ndeshjes është prej dhjetë minutash, sipas rregullores, skuadra që mbërrin kuotën e 21 pikëve e mbyll ndeshjen para kohe, që në këtë rast ishte Stars Poëer i Shkodrës.

Në mbyllje të kësaj ndeshje që ishte edhe mbyllja e ditës së parë të Kampionatit Ndërkombëtar të basketbollit 3×3 është zhvilluar edhe ceremonia e shpalljes kampion të ekipit shkodran Stars Poër, ku trofeun përkatës e ka dorëzuar specialisti i sportit në zyrën e sportit pranë Bashkisë Shkodër, Alban Hasani.

(Video) Ndeshjen finale të plotë Stars Powr(Shkodër)-Toea Squad(Tiranë) 21-10, si dhe prononcimet e basketbollisteve kampione të Shkodrës Ingrit Dashja, Bernada Reshpja dhe organizatorit Roni Gjeçaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img