Dinamo në turin e 3-të të Conference League. Sfida e radhës më 4 gusht (ora 18:00) në Riga të Letonisë ndaj Auda-s

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo nuk pati shumë kohë të festonte për fitoren 3-0 ndaj Aluminij dhe kualifikimin në turin e 3-të të Conference League. Sepse sfida e radhës për blutë vjen shumë shpejt, më 4 gusht (ora 18:00) në Riga të Letonisë ndaj Auda-s.

Kryeqytetasit kanë vendosur të udhëtojnë që sot drejt Letonisë, dy ditë para kësaj përballjeje, për t’u ambientuar me vendin ku luhet ndeshja dhe për të qenë sa më të relaksuar ditën e martë. Këtë praktikë Dinamo e ka ndjekur edhe në dy transfertat e tjera europiane, kundër Astanas në Kazakistan dhe Aluminij në Slloveni.

Trajneri Ilir Daja edhe këtë herë do të bazohet te po ai grup lojtarësh që arriti kualifikimin në turin e tretë të Conference League. Kundërshtari ka marrë vlerësimin maksimal, pasi në turin e dytë eliminoi Steauan e Bukureshtit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img