Shqipëria do të përfaqësohet me 3 atletë në Kampionatin Europian të Atletikës, që do të zhvillohet në Birmingham më 10-16 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Franko Burraj, Markelo Mema dhe Yipsi Moreno do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në eventin më të rëndësishëm të atletikës në Europë.


