Trajneri i Flamurtarit, Oltijon Kërnaja preferon Tropojën për zhvillimin e fazën përgatitore.
Vlonjanët me në krye teknikun tropojan kanë nisur zyrtarisht fazën përgatitore në Tropojë, ku skuadra do të zhvillojë seanca intensive stërvitore dhe ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Nën drejtimin e stafit teknik, kuqezinjtë do të punojnë për rritjen e formës fizike, konsolidimin e grupit dhe integrimin e prurjeve të reja, me synimin për t’u paraqitur sa më konkurrues në nisje të kampionatit.
Gjatë kësaj periudhe, ekipi do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar skuadrën dhe për të përgatitur sa më mirë sezonin e ri.


