Dinamo mposhtet minimalisht në Riga,kualifikimi mbetet i hapur për sfidën e kthimit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Auda-Dinamo 1-0(Shënues: Diedu 68’)

AUDA: Purins; Hrvoj, Ouedraogo, Kragliks, Rubenis, Traore, Bongemba, Fofana, Daskevics, Diedhiou, Kone. Trajner: Daniel Zanetti.

DINAMO : Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Qardaku, Manellari, Qefalia, Vila, Ayodeji, Berisha. Trajner: Ilir Daja. 

Gjyqtar: Jose Luis Munuera

Dinamo ka dal me një humbje minimale nga Letonia pasi u mposht me rezultatin 1-0 nga Auda në takimin e parë të turit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Një sfidë e luftuar deri në fund ku skuadra e drejtuar nga Ilir Daja rezistoi për më shumë se një orë lojë por u dorëzua në pjesën e dytë përballë vendasve.

Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 68-të kur Diedu realizoi golin e vetëm të takimit me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës duke mposhtur portierin e Dinamos dhe duke i dhënë avantazhin ekipit letonez.

Vetëm tre minuta më pas situata u vështirësua edhe më shumë për blutë kjo pasi Përndreca u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha me karton të kuq duke e lënë Dinamon me dhjetë futbollistë për minutat e mbetura.

Pavarësisht inferioritetit numerik skuadra shqiptare arriti të mbajë rezultatin 1-0 duke mos lejuar që Auda të thellonte diferencën.

Edhe pse e mbylli pa rezultat pozitiv nga Riga Dinamo mbetet plotësisht në garë për një vend në fazën “play-off”.

Humbja minimale lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit e cila do të zhvillohet më 13 gusht në “Elbasan Arena” me fillim nga ora 21:00.

Përpara tifozëve të saj Dinamo do të synojë një përmbysje të madhe për të vazhduar rrugëtimin europian ndërsa mbështetja e publikut pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në kërkim të kualifikimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img