Miqësore-Besëlidhja e kategorisë së parë dinjitoze përballë Vorës së Superiores. Lezhjanët fitojnë pjesën e parë, por vorakët barazojnë në të dytën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja-Vora 1-1(Shënues: Akansase 38’/Gjyla 53’)

Besëlidhja dhe Vora zhvilluan një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri me sfidën që u mbyll në barazim 1-1.

Të dyja skuadrat shfrytëzuan këtë takim për të testuar gjendjen e grupit për të provuar alternativa të ndryshme taktike dhe për tu dhënë minuta futbollistëve në prag të nisjes së kampionateve.

Pjesa e parë ishte e luftuar me të dyja ekipet që kërkuan të kontrollonin lojën dhe të krijonin raste për shënim.

Ishte Besëlidhja që gjeti avantazhin në minutën e 38-të kur Akansase finalizoi me sukses një aksion të skuadrës së tij duke dërguar topin në rrjetë dhe duke bërë që lezhjanët të shkonin në pushim me epërsinë 1-0.

Pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes Vora u shfaq më kërkuese dhe arriti të rivendoste ekuilibrat në minutën e 53-të.

Gjyla u tregua i saktë para portës dhe shënoi golin e barazimit duke i dhënë një tjetër ritëm ndeshjes.

Në minutat e mbetura të dyja skuadrat vazhduan të luanin me intensitet ndërsa trajnerët kryen disa zëvendësime për të aktivizuar sa më shumë futbollistë dhe për të vlerësuar formën e grupit.

Megjithëse pati përpjekje nga të dyja anët për të gjetur golin e fitores rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Për Besëlidhjen dhe Vorën kjo ishte një provë e rëndësishme në vazhdën e fazës përgatitore me të dy ekipet që synojnë të jenë sa më të gatshme për sfidat zyrtare të sezonit 2026-2027.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img