Elmando Gjini është përforcimi më i fundit i Elbasanit. Mbrojtësi, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë, është zyrtarizuar ditën e sotme nga klubi verdheblu.

Gjini vjen në formë huazimi nga Ballkani te skuadra verdheblu. 23-vjeçari është një lojtar që ka spikatur në kampionatin shqiptar me fanellën e Teutës dhe Vllaznisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit.


