Ndeshjen e kaluar u mund me rezultatin 2 me 1 nga kampionia e Sllovenisë Spartak Myjava duke humbur mundësinë e vazhdimit të konkurimit për fazën e grupeve në UEFA Women’s Champions League, por nuk mbaron gjithçka këtu, sepse sot, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka është akoma në garë për Kupat e Europës, por tashmë për kompeticionin Europa Cup.

Sipas formulës së UEFA-s, KFF Vllaznia do të luajë sot me skuadrën qipriote Apollon Ladies F.C, e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt në grup, që do të thotë se fituesi i kësaj ndeshje vazhdon konkurimin në Europa Cup.
Afida në fjalë do të luhet pasditen e sotme në stadiumin qipriot Stelios Kyriakides Stadium, Paphos duke filluar prej orës 16:00 me të Shqipërisë dhe 17:00 asaj vendase qipriote.
Ashtu si edhe ndeshjen e kaluar nga kampiones së Sllovenisë, edhe ndeshjen e sotme KFF Vllaznia- Apollon Ladies F.C do ta transmetojë drejtpërdrejt FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF-YOUTUBE.


