Besëlidhja me bilanc pozitiv në miqësoret përgatitore. Fitore me ekipet e Superligës, Laçi dhe ulqinakët e Otrant, humbje në transfertë me Teutën si dhe barazimet me Vorën, dhe Korabin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Korabi-Besëlidhja 0-0 

Korabi:Kozi,Xhika,Laho,Allmuça,Duka,Gjinaj,Isteri,Kuka,Reçi,Duro,Taulant Marku Trajner:Sokol Mziu 

Besëlidhja:Molla,Antonio Marku,Topallaj,Janku,Trashi,Osmanllari,Kambi,K.Marku,Hila,Delaj,Akansase Trajner:Elvis Plori

Korabi:Kozi,Xhika,Laho,Allmuça,Duka,Gjinaj,Isteri,Kuka,Reçi,Duro,T.Marku Trajner:Sokol Mziu

Besëlidhja:Molla,A.Marku,Topallaj,Janku,Trashi,Osmanllari,Kambi,K.Marku,Hila,Delaj,Akansase Trajner:Elvis Plori

Besëlidhja e Lezhës shfaqet me bilanc pozitiv në ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë ditëve përgatitore për sezonin e ri futbollistik 2026-2027, çka tregojnë pr punën e mirë që po bëhet me skuadrën lezhjane të drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori.

Fitore me ekipet e Superligës, Laçi në transfertë 0-1 dhe ulqinakët e Otrant 3-1 në shtëpi, barazimet me Vorën e Superiores 1-1 në shtëpi, dhe Korabin 0-0 në transfertë, si dhe një humbje minimale me Teutën e Superiores 1-0 në transfertë, janë ndeshjet miqësore të luajtura nga lezhjanët gjatë kësaj periudhë përgatitore.

Miqësorja e sotme e luajtur në Peshkopi në mes Korabit vendas dhe Besëlidhjes mysafire ishte një sfidë e luftuar dhe me ritëm të mirë ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të zhbllokuar rezultatin por mungoi konkretizimi në fazën ofensivë.

Mbrojtjet respektive arritën të ruajnë portat të paprekura deri në vërshëllimën e fundit.

Për Korabin kjo miqësore ishte një tjetër test i rëndësishëm në prag të sezonit të ri.

Skuadra dibrane po punon për të konsoliduar grupin dhe për të gjetur harmoninë mes futbollistëve me stafin teknik që po shfrytëzon këto ndeshje për të provuar alternativa të ndryshme dhe për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve.

Në krahun tjetër Besëlidhja vijon përgatitjet me synimin për të qenë sa më konkurruese në Kategorinë e Parë.

Lezhjanët po ndërtojnë një ekip që kërkon të përshtatet me ritmin dhe kërkesat e një niveli më të lartë ndaj çdo miqësore shërben për të matur forcën e skuadrës dhe për të korrigjuar detajet që ende nuk funksionojnë siç duhet.

Ndeshja ishte e ekuilibruar me të dyja skuadrat që u përpoqën të krijonin raste por pa arritur të gjejnë golin.

Në pjesën e dytë ritmi u rrit dhe pati më shumë iniciativa në sulm megjithatë portierët dhe repartet difensive ishin në lartësinë e duhur.

Në fund Korabi-Besëlidhja 0-0 një rezultat që lë gjithçka të hapur dhe u jep të dyja skuadrave material për të punuar në ditët e mbetura deri në startin e sezonit.

Për trajnerët më shumë se rezultati rëndësi kishte performanca e lojtarëve minutat e akorduara dhe provat taktike.

Miqësoret e kësaj periudhe janë pikërisht momenti për të evidentuar gabimet dhe për t’i korrigjuar ato përpara ndeshjeve zyrtare.

90 minuta pa gola por një tjetër test i vlefshëm për Korabin dhe Besëlidhjen në rrugëtimin drejt sezonit të ri.

Agustin CIN MARINI-LEZHË

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img