Nga Fatos LAMAJ – Premtimet nuk mjaftojnë, Basania pret ende investimin e premtuar për fushën sportive!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kanë kaluar 18 muaj që nga premtimi se tapeti i fushës sportive të Basanias do të rikonstruktohej por realiteti mbetet i njëjtë.

Deri më sot nuk ka asnjë investim e as mbështetje nga ana e bashkisë Vau Dejës, ndërsa klubi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në një terren që ka nevojë të qartë për ndërhyrje.

Është e vështirë të kuptohet se si një klub që përfaqëson një qytet me traditë futbolli dhe që vazhdon të investojë në ndërtimin e skuadrës,vazhdon të lihet në pritje për një premtim që ende nuk është materializuar.

Referuar burimeve tona të informacionit është bashkia Vau Dejës ajo që nuk po bën pjesën e vet në lidhje me investimin e parashikuar që para një viti e gjysëm, investim i cili ishte dakordësuar në raportin 50% me 50% në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Futbollit.

Çdo ditë që kalon pa nisur punimet shton dyshimet nëse ky investim do të realizohet apo do të mbetet vetëm një premtim i pambajtur.

Në çdo dalje publike flitet për zhvillimin e futbollit për mbështetjen e klubeve dhe për përmirësimin e infrastrukturës.

Megjithatë raste si ai i Basanias krijojnë një kontrast të fortë mes fjalëve dhe realitetit.

Infrastruktura nuk është luks por një domosdoshmëri pasi pa fusha në gjendje të mirë nuk mund të kërkohet cilësi më e lartë zhvillim i futbollistëve të rinj apo rezultate më të mira.

Basania nuk kërkon privilegje ajo kërkon vetëm që një angazhim i marrë të respektohet pasi klubi,futbollistët,stafi teknik dhe tifozët meritojnë të shohin vepra konkrete dhe jo vetëm premtime që zvarriten pa afate të qarta.

Nëse investimi është planifikuar,atëherë është koha që të bëhet publik një afat i saktë për nisjen e punimeve.

Transparenca është detyrim ndaj klubeve dhe opinionit sportiv. Heshtja dhe vonesat vetëm sa rrisin pakënaqësinë dhe krijojnë bindjen se premtimet po mbeten në letër.

Futbolli shqiptar nuk zhvillohet vetëm me fjalime dhe projekte të shpallura. Ai zhvillohet me investime reale,me kushte dinjitoze dhe me respekt për çdo klub,pavarësisht kategorisë ku garon. Basania pret që premtimi i dhënë të kthehet më në fund në realitet.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja me bilanc pozitiv në miqësoret përgatitore. Fitore me ekipet e Superligës, Laçi dhe ulqinakët e Otrant, humbje në transfertë me Teutën si dhe...

Korabi-Besëlidhja 0-0  Korabi:Kozi,Xhika,Laho,Allmuça,Duka,Gjinaj,Isteri,Kuka,Reçi,Duro,Taulant Marku Trajner:Sokol Mziu  Besëlidhja:Molla,Antonio Marku,Topallaj,Janku,Trashi,Osmanllari,Kambi,K.Marku,Hila,Delaj,Akansase Trajner:Elvis Plori Korabi:Kozi,Xhika,Laho,Allmuça,Duka,Gjinaj,Isteri,Kuka,Reçi,Duro,T.Marku Trajner:Sokol Mziu Besëlidhja:Molla,A.Marku,Topallaj,Janku,Trashi,Osmanllari,Kambi,K.Marku,Hila,Delaj,Akansase Trajner:Elvis Plori Besëlidhja e Lezhës shfaqet me bilanc pozitiv në...
- Advertisement -spot_img