Hygerta Sako në superformë, gati për sezonin e ri futbollistik! Moderatorja e sportive e RTSH-së, bëhet me “prefiks gjerman”, mosha thjesht numër për të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vitet janë thjesht numra për Hygerta Sakon. Moderatorja sportive e RTSH-së dhe ish-Miss Albania ka festuar 49-vjetorin, duke treguar edhe një herë se sharmi dhe eleganca nuk kanë moshë.

Sako ka zgjedhur ta njoftojë vetë ditëlindjen e saj përmes rrjeteve sociale, ku publikoi edhe një set fotografish nga pushimet në Vlorë. Me humor, ajo iu referua moshës së re duke shkruar se tashmë është bërë zyrtarisht me “prefiks gjerman”:

“Zyrtarisht me prefiks gjerman +49. Nga sot e ftohtë dhe korrekte si gjermane… por me temperament shqiptar. Happy birthday to me!”

Postimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa fotot nga pushimet dëshmojnë se 49 vitet janë thjesht një numër për moderatoren, e cila vazhdon të ruajë hijeshinë dhe sharmin që e kanë shoqëruar ndër vite.

PANORAMASPORT.AL

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img