(Video) Kampioni shkodran Arjon Kajoshi përgatitet për Europianin e Boksit. Trajneri, Lazarin Vila, optimist për rezultat pozitiv

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edhe pse është afirmuar tashmë si një boksier i suksesshëm profesionist, kampioni i boksit shkodran Arjon Kajoshi, nuk është shkëputur nga boksi olimpik, ku së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Boksit Olimpik që zhvillohet në Sofie të Bullgarisë.

Trajneri i Vllaznisë dhe i kombëtares Lazarin Vila që pritet të shoqërojë Kajoshin në Bullgari bën të ditur se boksierët shkodranë, i janë rikthyer përgatitjeve në palestrën e boksit Vllaznia, ku pas një periudhe pushimi, tashmë fokusi është për dy veprimtari të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Duke u ndalur tek konkurimi i Kajoshit, trajneri Vila shprehet optimist që kampioni shkodran pritet të bëjë një përfaqësim dinjitoz në Bullgari.

Ndër të tjera, trajneri Vila sqaron se Kajoshi do të vijojë të jetë pjesë e boksit profesionit, ndërkohë që rregullorja nuk e pengon të aktivizohet paralelisht edhe në boksin olimpik.

Në vijim Vila shton se boksierët e Vllaznisë nën drejtimin e kryetrajnerit Zef Gjoni i janë rikthyer seancave stërvitore në përgatitjet për Kampionatit Kombëtar, i cili në këtë edicion zhvillohet në Tiranë duke pasur si objektiv fitimin e titullit të 28-të kampion.

 (Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në boks, Lazarin Vila, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img