Në harkun kohor të një jave, Plazhi i Velipojes mikprit një tjetër veprintari sportive. Pas emocionevë që dhuroi Kampionati i Futbollit në rërë ku fitues u shpall ekipi Velipoja V i cili mundi në finale KF Shkodra, emocionet këtë radhë ishin për sportin e volejbollit.
Ashtu si edhe tek futbolli, ndeshjet u zhvilluan në mjediset sportive të Kompleksit të plazhit “California”, aktivitet ky i organizuar për tre ditë me radhë nga Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptar e Volejbollit.
I titulluar “Beach Volley Velipoja 2026” aktiviteti në fjalë u shoqërua me një luftë të fortë sportive, kjo edhe falë nivelit cilësor të ekipeve pjesëmarrëse nga Shkodra, Shqipëria, Rajoni dhe më gjërë, të cilët gjatë dy ditëve të para kishte për qëllim kualifikimin e skuadrave për në fazën finale.
Ajo që bëri më shumë përshtypje ka të bëjë me eleminimin e volejbollistëve titullarë të Vllaznisë, të cilët u mundën nga dyshja e volejbollistëve velipojak, Eris Qerkepja-Kristian Marticama.
Një dyshe kjo që vijnë nga volejbolli amator i plazhit, që për hirë të së vertetës, me kualifikimin në finale tërhoqi një numër të madh tifozësh vendas, të cilët me entuziasmin e tyre mbështeten bashkëqytetarët e tyre për fitimin e trofeut.
Por, përballë kishin nga dyshe shumë të përgatitur me volejbollistë të përgatitur nga kampionati kosovar, si Endrit Nrecaj dhe Dilon Latifaj, të cilët duke u treguar më të saktë në pikët vendimtare arritën ta fitojnë ndeshjen me sete 2 me 0 duke u shpallur kampion të turnout.
Me shumë interes është ndjekur edhe finalja e kategorisë së femrave, e cila vuri përballë motrat Vasilika dhe Rezi Gjini, përfaqësuese të Bashkisë Divjakë dhe dyshen nga Kosova, Xhuda Kruti-Lyra Pireva.
Megjithe përpjekjet e motrave Gjini, përformanca, në fushë dhe jashtë saj e volejbollisteve nga Kosova, Xhuda Kruti dhe Lyra Pireva mori me të drejtë duatrokitjet e publikut të pranishëm duke dalë me meritë fituese e turnout me rezultatin 2 me 0.
Emocioneve të finaleve kalun më pas tek ceremania e mbylljes së aktivitetit, ku përfaqësuesit e zyrës së sportit pranë Bashkisë Shkodër, drejtori Auron Miloti dhe specialisti i sportit Antonio Shabani, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Fedetatës Shqiptar të Volejbollit, Ervis Dosti, dorëzuan kupat dhe medaljet përkatëse për tre ekipet e vendeve të para, shoqëruar edhe me shpërblimet financiare.
Në prononcimet e tyre për Veriu Sport, sekretari i FSHV-së, Ervis Dosti si dhe dy dyshet fituese të volejbollistëve nga Kosova, Xhuda Kruti- Lura Pireva dhe Endrit Nrecaj-Dilon Latifaj, vlerësuan maksimalisht organizimin duke shprehur dëshirën dhe gatishmërinë që edhe sezonin e arshshëm të jenë pjesë e “Beach Volley Velipoja 2027”.
(Video) Dy finalet, për femra dhe meshkuj, ceremoninë e mbylljes si dhe prononcimet e fituesve, mund t’I ndiqni të plota në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


