Vllaznia dhe Skënderbeu janë përballur 72 herë në historinë e tyre në një duel që ka prodhuar gjithmonë rivalitet dhe emocione.
Bilanci është jashtëzakonisht i ekuilibruar kjo pasi 32 fitore jan për Vllazninë, ndërsa 31 fitore për Skënderbeun dhe vetëm 9 barazime.
Pra, shkodranët kan një avantazh minimal prej vetëm një fitore në historinë e përballjeve direkte.
Edhe golavarazhi flet në favor të Vllaznisë me kuqeblutë që kanë shënuar 100 gola kundrejt 89 golave të korçarëve.
Sa i përket fitoreve më të thella Vllaznia ka triumfuar 5-0 ndërsa Skënderbeu ka regjistruar një fitore edhe më të thellë 5-1.
Me një histori prej 72 përballjesh ky duel mbetet një nga ndeshjet më interesante të futbollit shqiptar ku diferencat në bilancin historik janë minimale dhe çdo përballje e re shton një kapitull tjetër në rivalitetin mes dy skuadrave.
Fatos LAMAJ


