(Video) Shkodra përcjell me respekt në banesen e fundit biznesmenin e njohur Flamur Hoxha, i cili la gjurmë edhe si sponsorizues i KF Vllaznia dhe si President i Boksit shkodran

Lexo

- Reklamë -spot_img

I ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare, komuniteti shkodran i ka dhënë lamtumirën e fundit, ish biznesmenit të njohur shkodran Flamur Hoxha.

Krahas qytetarëve të shumtë shkodranë, miqve të shumtë të ardhur nga rrethet e tjera të Shqipërisë dhe jashtë saj, në ceremoninë e përcjelljes për në banesen e fundit ishin njerëzit e fushës së sportit dhe të artit, ku ai kontribuoi financiarisht për aktitetet e tyre.

Shkodranët e mbajnë mend fort mirë faktin se Flamuri ishte ndër të parët biznesmen që iu përgjigj thirrjes së ish prefektit të asaj kohe Gjergj Leqejza për të kontribuar për Klubin e Futbollit Vllaznia pas ndarjes nga jeta të ish presidentit Myftar Çela në vitin 2003 duke qënë një sponsorizues i rregullt përkrah presidencës së klubit me Agron Çelën, Valter Fushaj, Xhevdet Amulin, Paulin Radovanin, etj.

Por, krahas futbollit, ai dashuronte shumë edhe sportin e boksit, ku falë njohjes dhe miqësisë me kryetrajnerin e Vllaznisë Zef Gjoni si dhe kolegun e tij Gjergj Livalli, kontribuoi për shumë vite si president i Vllaznisë në boks.

Në prononcimet e dhëna për Veriu Sport, mjeku sportiv i klubit Vllaznia, Zyhdi Çoba, kryetrajneri i Vllaznisë në boks Zef Gjoni, arbitri veteran i futbollit dhe njëkohësisht koleg i Hoxhës në fushën e biznesit, Mhill Shkëmbi, flasin me superlativa për figurën e Flamur Hoxhës.

Për humbjen e parakohshme të Flamur Hoxhës ka reaguar edhe institucioni vendor i Bashkisë Shkodër.

“Shkodra humbi një nga kontributorët e saj të çmuar.

Është ndarë nga jeta Flamur Hoxha, biznesmen i njohur, qytetar i respektuar dhe një emër që ndër vite dha kontributin e tij për Shkodrën.

Me punën, angazhimin dhe lidhjen e fortë me qytetin, Flamur Hoxha fitoi respektin dhe vlerësimin e shumë shkodranëve, duke lënë pas kujtimin e një njeriu që e deshi Shkodrën dhe nuk kurseu kontributin për të.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.”

Ngushëllime familjes Hoxha!

U prehtë në paqe!

Edhe Portali Veriu Sport, bashkohet me dhimbjen e humbjes së biznesmenit dhe mbështetësit të sportit shkodran, Flamur Hoxha. Ngushëllime familjarëve, njerëzve të afërt dhe miqve të tij të shumë të fushën e sportit. Pushofsh në paqe, Flamur! I përjetshëm kujtimi yt!

(Video) Pamje nga ceremonia e përcjelljes në banesen e fundit të Flamur Hoxhës si dhe të tre njerëzve të sportit: Zyhdi Çoba, Zef Gjoni dhe Mhill Shkëmbi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë sportiv, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img