Barazimi me norvegjezët e Lillestromit, tekniku i Egnatias, Nevil Dede: Gjithçka mbetet e hapur, më vjen keq që djemtë nuk u shpërblyen me një gol

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH, pas barazimit pa gola 0-0 përballë Lillestromit, në ndeshjen e parë të Play Off-it të Europa League. Tekniku i rrogozhinasve ndjen keqardhje që loja e skuadrës nuk u shpërblye me një gol, por është optimist për ndeshjen e kthimit në Norvegji.

“Këta djem meritojnë komplimente, na kanë bërë krenarë. Djemtë u munduan shumë. Mendoj që ndeshja meriton komplimente. Normal që ne trajnerët gjejmë gjithmonë gjëra që nuk shkojnë.

Kemi gati 5 ditë që punojmë për këtë kundërshtar. Unë nuk i njoh cilësitë e të gjithë lojtarëve të Lillestrom, por me aq informacion sa unë kam marrë. Më vjen keq për djemtë që nuk u shpërblyen sot me një gol. Por mendoj se gjithçka mbetet e hapur. Ne jemi në lojë për gjithçka.

Në fund ajo që vlen, është që djemtë duhet të kuptojnë se jemi në arenën e të mëdhenjve dhe të sillemi si të tillë.

E kemi kapacitetin për këtë. Kemi shpërdoruar disa raste të thjeshta. Kundërshtari u mundua ta menaxhonte. Në fundin e ndeshjes mendoj se duhet të bënim më mirë”, ka thënë mes të tjerash Dede.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Barazim spektakolar në miqë soren, Kukësi-Flamurtari me nga 3 gola në secilen portë

Kukësi-Flamurtari 3-3(shënues:Alison 6', Demircani 17’, Vidrica 49'/Gjata 67', Berisha 71', Çoba 80’) Kukësi:Oriola,Laze,Lamellari,Gabriel,Xhekson,Paulinjo,Zeneli,Alison,Pjeshka,Bushati,Demircani Trajner:Bledi Kadiu Flamurtari:Kaloshi,Boshkovsi,Korreshi,Kotobelli,Nurja,Pjeshka,Migone,Sala,Keneth,Berisha,Llajaj Trajner:Oltion Kërnaja Gjyqtarë: Bekris Dragusha(Shkodër), Elvis...
- Advertisement -spot_img