Nga Fatos LAMAJ – Barazim spektakolar në miqë soren, Kukësi-Flamurtari me nga 3 gola në secilen portë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kukësi-Flamurtari 3-3(shënues:Alison 6′, Demircani 17’, Vidrica 49’/Gjata 67′, Berisha 71′, Çoba 80’)

Kukësi:Oriola,Laze,Lamellari,Gabriel,Xhekson,Paulinjo,Zeneli,Alison,Pjeshka,Bushati,Demircani Trajner:Bledi Kadiu

Flamurtari:Kaloshi,Boshkovsi,Korreshi,Kotobelli,Nurja,Pjeshka,Migone,Sala,Keneth,Berisha,Llajaj Trajner:Oltion Kërnaja

Gjyqtarë: Bekris Dragusha(Shkodër), Elvis Gjoka, Krist Zefej(Lezhë)

Kukësi dhe Flamurtari kanë  dhuruar një ndeshje spektakolare në fazën përgatitore me të dyja skuadrat që kanë  shënuar nga tre gola në një përballje me shumë ritëm dhe emocione.

Sfida u mbyll në barazim 3-3 edhe pse Kukësi ishte në avantazh deri në pjesën e dytë.

Kukësianët e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 6-të.

Alison ishte ai që zhbllokoi sfidën duke i dhënë Kukësit epërsinë e parë ndërsa vetëm pak minuta më vonë Kukësi goditi sërish.

Në minutën e 17-të Dermicani shënoi golin e dytë dhe skuadra verilindore e gjeti veten në avantazhin 2-0, teksa në minutat e mbetura të pjesës së parë kontrolloi lojën dhe u shfaq më konkret në fazën ofensive.

Pas pushimit Kukësi arriti të shënoj edhe golin e tretë,ku në minutën e 49-të Vidrica realizoi dhe e çoi rezultatin në 3-0 duke krijuar përshtypjen se ndeshja ishte drejt një fitore të pastër për skuadrën e Kukësit.

Por Flamurtari nuk u dorëzua dhe reaguan fuqishëm dhe nisën një rikthim spektakolar.

Në minutën e 67-të Gjata shënoi golin e parë për Flamurtarin dhe ngushtoi diferencën në 3-1.

Vetëm pak minuta më vonë Flamurtari reagoj mjaftë mirë dhe gjeti golin e dytë teksa ishte Berisha që realizoj në minutën e 71-të dhe riktheu emocionet në këtë sfidë për Flamurtarin.

Kukësi tashmë e pa avantazhin e tij të madh të shkrirë ndërsa Flamurtari besoi gjithnjë e më shumë te barazimi.

Presioni i vlonjatëve u shpërblye në minutën e 80-të teksa ishte Çoba i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe kompletoi rikthimin e jashtëzakonshëm të Flamurtarit duke vendosur rezultatin përfundimtar në 3-3.

Kështu një ndeshje që Kukësi e kishte në kontroll me avantazhin 3-0 u kthye në një spektakël të vërtetë në pjesën e dytë.

Flamurtari tregoi karakter dhe reagoi deri në fund duke shënuar tre gola dhe duke mar një barazim të rëndësishëm nga kjo përballje përgatitore.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img