Dinamo City- Pafos 1-1(Shënues: Fadairo 79’/ Lele 82’)
Dinamo City ka barazuar 1-1 me Pafos në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Conference League. Një rezultat që e lë të hapur garën për kualifikimin, me gjithçka që do të vendoset në ndeshjen e kthimit.
Pas një pjese të parë pa gola, ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, sfida u zhbllokua në minutën e 79-të. Fadairo shënoi për Dinamo City, duke ndezur atmosferën në “Elbasan Arena” dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës shqiptare.
Megjithatë, epërsia e bluve zgjati vetëm pak minuta. Pafos fitoi një 11-metërsh dhe Lele u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 82-të, duke vendosur shifrat në 1-1.
Dinamo City tentoi deri në fund të rikthehej në avantazh, por rezultati nuk ndryshoi. Pas 90 minutave të para, skuadra shqiptare merr një barazim që e mban plotësisht në garë për një vend në fazën e ligës së UEFA Conference League.


