Ilir Daja, i kënaqur me skuadrën në përballjen e parë europiane ndaj Pafos në “Elbasan Arena”. Tekniku dinamovit sqaron edhe raportin me kolegun kundërshtar Sa Pinto

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, analizoi barazimin 1 me 1 që skuadra e tij regjistroi ndaj Pafos, në “Elbasan Arena”, duel i vlefshëm për raundin “play off” të Ligës së Konferencës. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

“Ekipi duhet të komplitohet, kemi pasur problematikë me disa lojtarë, me gjendjen e viruseve të stinës. 2-3 lojtarë të tjerë i kemi pasur me stërvitje të diferencaura. Pafos një ekip i ndërtuar me cilësi goxha të mira dhe financa goxha të mira. Lojtarët bënë shpirt sakrifice, në pjesën e dytë kemi qenë superiorë ndaj Pafos.

Një moskujdesi në rastin e penalltisë së dytë, që për mua është e lehtë. Nuk dua të merrem, Dita nuk duhej ndëshkuar me të verdhë, kapiteni komunikon me arbitrin, nuk mu duk e drejtë. Kemi qenë prezent, kemi pasur rastet tona. Jemi të kënaqur. Kur nivelet e vështirësisë janë kaq të mëdhaja, me një ekip si Pafos, kjo u pa edhe në ndeshjen me Salzburgun. Nuk kemi humbur shpresat, edhe pse në Qipro do të jetë më e vështirë. Mund të gjejmë ndonjë zgjidhje për të bërë maksimumin atje. Shpresoj të bëjmë diccka të bukur më mirë t’ia leme fushës.

Ajo që ndryshoi në pjesën e dytë, ishte biseda me lojtarët. E kishim pritur Pafosin në këtë mënyurë, pavarësisht se kishte bërë disa ndryshime në lojtarë, por jo në manovër.

Ata bënë 3-4 ndërrime dhe ne i spostuam në kohë. Dihet që ne kemi një 11-she, që një pjesë kanë luajtur bashkë dhe e dinë manovrën, pjesa tjetër ka ardhur këtë verë dhe do kohë të përshtatet.

Dita, Vila dhe Manellari mungojnë – Prandaj më erdhi keq për Ditën, nuk mund ti jepet aq lehtë kartoni kapitenit për komunikim me arbitrin. Dita është lideri i ekipit që mban shirtin dhe është kapiten edhe në fushë. Edhe Vila ka gjendje të mirë në këtë periudhë. Do të përpiqemi të rikuperojmë sa më shumë të jetë e mundur.

Raporti me Sa Pinton – Nuk dua ta komentoj, sa herë që ktheja kokën, e shikoja duke bërë gjeste, nuk kam qejf të merrem. Nuk ia dhashë dorën. Nuk kemi pse të bëjmë gjeste gjatë gjithë kohës.

Hekuran Berisha- Nuk kisha pakënaqësi me Berishën, doja vetëm të shkonte te goli. Është djalë i ri, pjesën e finalizimit e ka të mirë, goli do ta çlironte, edhe pse humbi rastet, ka punuar goxha për ekipin. Nëse do të vazhdojë kështu, në një të ardhme jo të largët, do të jetë i gatshëm për të shkuar në kampionat të fortë.

Element i klubeve shqiptare është që të prodhojnë lojtarë që të rimburësohen shpenzimet”, përfundoi Daja.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Barazim spektakolar në miqë soren, Kukësi-Flamurtari me nga 3 gola në secilen portë

Kukësi-Flamurtari 3-3(shënues:Alison 6', Demircani 17’, Vidrica 49'/Gjata 67', Berisha 71', Çoba 80’) Kukësi:Oriola,Laze,Lamellari,Gabriel,Xhekson,Paulinjo,Zeneli,Alison,Pjeshka,Bushati,Demircani Trajner:Bledi Kadiu Flamurtari:Kaloshi,Boshkovsi,Korreshi,Kotobelli,Nurja,Pjeshka,Migone,Sala,Keneth,Berisha,Llajaj Trajner:Oltion Kërnaja Gjyqtarë: Bekris Dragusha(Shkodër), Elvis...
- Advertisement -spot_img