Maliqi-Besëlidhja 2-4(Shënues: Lipo 11′, Zhunior 33’/Alidema 16′, Osmanllari 37′, Bregu(aut) 45′, Antonio Marku 71′)
Maliqi: Spaho, Bregu, Emanuel, Lipo, Ndoci, Muçollari, Santiago, Zhunior, Demollari, Mertkola, Myslymi. Trajner:Edmir Osmanllari
Besëlidhja: Molla, Topallaj, Janku, Osmanllari, Trashi, Misja, Zabala, Bilali, Hila, Alidema, Akansase. U aktivizuan: Myrta, Antonio Marku, Fetaj, Fusha, Delaj, Kledis Marku, Ezekiel, Pjetra, Shyti. Trajner:Elvis Plori
Gjyqtarë: Ervin Kotemelo, Jetmir Potka, Aleksandër Kurto(Korçë)
Besëlidhja ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në fazën përgatitore që po zhvillon në Pogradec duke mposhtur Maliqin me rezultatin 4-2, në një miqësore të luftuar dhe me ritëm ku u shënuan plot gjashtë gola.
Maliqi e nisi më mirë takimin dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të ku mbrojtësi Lipo u shfaq saktë në finalizim dhe i dha Maliqit epërsinë 1-0.
Reagimi i Besëlidhjes ishte i menjëhershëm teksa vetëm pesë minuta më vonë Alidema vendosi ekuilibrin në rezultat duke barazuar në 1-1.
Sfida vijoi me ritëm të lartë dhe Maliqi arriti të rikthehej sërish në avantazh në minutën e 33-të,teksa ishte Zhunior i cili realizoi një gol të bukur duke i dhënë ekipit të Maliqit një tjetër avantazh.
Megjithatë Besëlidhja nuk u dorëzua dhe reagoi përsëri brenda pjesës së parë dhe në harkun kohor të tetë minutave shënoi dy gola.
Në minutën e 37-të Osmanllari shënoi golin e barazimit duke fiksuar barazpeshën në 2-2.
Moment vendimtar ishte fundi i pjesës së parë ku në minutën e 45-të Bregu i Maliqit shënoi autogol pas një rrëmuje në zonë duke i dhënë Besëlidhjes avantazhin 3-2 përpara pushimit.
Në pjesën e dytë Besëlidhja menaxhoi më mirë avantazhin dhe kërkoi golin që do të siguronte fitoren.
Ai erdhi në minutën e 71-të kur mbrojtësi Antonio Marku i ardhur në ndihmë të sulmit realizoi pas një goditje të bukur me kokë duke vulosur fitoren e lezhjanëve 4-2.
Në minutat e mbetura Besëlidhja ruajti avantazhin dhe administroi rezultatin duke marrë një fitore në transfertë 4-2 ndaj Maliqit.
Fatos LAMAJ


