Besëlidhja vazhdon serinë e fitoreve në miqësoret e realizuara gjatë fazës përgatitore në Pogradec. Mund Maliqin 2-4

Lexo

- Reklamë -spot_img

Maliqi-Besëlidhja 2-4(Shënues: Lipo 11′, Zhunior 33’/Alidema 16′, Osmanllari 37′, Bregu(aut) 45′, Antonio Marku 71′)

Maliqi: Spaho, Bregu, Emanuel, Lipo, Ndoci, Muçollari, Santiago, Zhunior, Demollari, Mertkola, Myslymi. Trajner:Edmir Osmanllari

Besëlidhja: Molla, Topallaj, Janku, Osmanllari, Trashi, Misja, Zabala, Bilali, Hila, Alidema, Akansase. U aktivizuan: Myrta, Antonio Marku, Fetaj, Fusha, Delaj, Kledis Marku, Ezekiel, Pjetra, Shyti. Trajner:Elvis Plori

Gjyqtarë: Ervin Kotemelo, Jetmir Potka, Aleksandër Kurto(Korçë)

Besëlidhja ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në fazën përgatitore që po zhvillon në Pogradec duke mposhtur Maliqin me rezultatin 4-2, në një miqësore të luftuar dhe me ritëm ku u shënuan plot gjashtë gola.

Maliqi e nisi më mirë takimin dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të ku mbrojtësi Lipo u shfaq saktë në finalizim dhe i dha Maliqit epërsinë 1-0.

Reagimi i Besëlidhjes ishte i menjëhershëm teksa vetëm pesë minuta më vonë Alidema vendosi ekuilibrin në rezultat duke barazuar në 1-1.

Sfida vijoi me ritëm të lartë dhe Maliqi arriti të rikthehej sërish në avantazh në minutën e 33-të,teksa ishte Zhunior i cili realizoi një gol të bukur duke i dhënë ekipit të Maliqit një tjetër avantazh.

Megjithatë Besëlidhja nuk u dorëzua dhe reagoi përsëri brenda pjesës së parë dhe në harkun kohor të tetë minutave shënoi dy gola.

Në minutën e 37-të Osmanllari shënoi golin e barazimit duke fiksuar barazpeshën në 2-2.

Moment vendimtar ishte fundi i pjesës së parë ku në minutën e 45-të Bregu i Maliqit shënoi autogol pas një rrëmuje në zonë duke i dhënë Besëlidhjes avantazhin 3-2 përpara pushimit.

Në pjesën e dytë Besëlidhja menaxhoi më mirë avantazhin dhe kërkoi golin që do të siguronte fitoren.

Ai erdhi në minutën e 71-të kur mbrojtësi Antonio Marku i ardhur në ndihmë të sulmit realizoi pas një goditje të bukur me kokë duke vulosur fitoren e lezhjanëve 4-2.

Në minutat e mbetura Besëlidhja ruajti avantazhin dhe administroi rezultatin duke marrë një fitore në transfertë 4-2 ndaj Maliqit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besa vazhdon serinë e ndeshjeve pozitive. Fitorja e miqësores së sotme, e 10-ta në prag të nisjes së kampionatit, kënaq teknikun Magani. Spikat...

Besa-Korabi 4-2(Shënues: Kofi 22', Rrena 38', E.Spahiu 44', Prengaj 53'/ Kuka 36', N.Spahiu 66') Besa:Abdullahu,Zekolli,Marku,Abdulai,Kofi,Spahiu,Danaj,Rrena,Topi,Cereni,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Korabi:Kozi,Gjinaj,Lleshaj,Demiraj,Duka,Isteri,Kuka,Koleci,Allmuca,Reci,Marku Trajner:Sokol Mziu Gjyqtarë:...
- Advertisement -spot_img