Tjetër fitore e Beses në miqësoret përgatitore. Tekniku Magani i kënaqur me skuadrën, spikat 16-vjeçari Haxhi Rrena

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besa-Korabi 4-2(Shënues:Kofi 22′,Rrena 38′,E.Spahiu 44′,Prengaj 53’/Kuka 36′,N.Spahiu 66′)

Besa:Abdullahu,Zekolli,Marku,Abdulai,Kofi,Spahiu,Danaj,Rrena,Topi,Cereni,Ruzgis Trajner:Gugash Magan

Korabi:Kozi,Gjinaj,Lleshaj,Demiraj,Duka,Isteri,Kuka,Koleci,Allmuca,Reci,Marku Trajner:Sokol Mziu

Gjyqtarë:Saed Kazazi,Delin Kasa,Harrjan Lila(Kavajë)

Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore,duke mposhtur Korabin me rezultatin 4-2 në një ndeshje të pasur me gola,raste dhe emocione.

Kavajasit dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe përveç katër golave të shënuar, goditën edhe dy herë shtyllën, ndërsa një tjetër gol iu anulua.

Besa e nisi takimin në kërkim të golit dhe e gjeti në minutën e 22-të. Ishte mbrojtësi Kofi i cili goditi diagonal me portën dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë skuadrës kavajase avantazhin 1-0.

Korabi reagoi dhe në minutën e 36-të Kuka arriti të barazoj me një gol spektakolar nga mbi 25 metra, pas një gjuajtje të fuqishme që përfundoi në rrjetë.

Barazimi zgjati vetëm dy minuta, pasi Besa u rikthye menjëherë në avantazh. Rrena përfitoi nga një top i kthyer prej shtyllës pingule dhe e dërgoi në rrjetë për 2-1.

Në minutën e 44-të Besa fitoi një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë kapiteni Ermir Spahiu. Ai e dërgoi topin në krahun e kundërt të hedhjes së portierit Kozi duke çuar rezultatin në 3-1, shifër me të cilën u mbyll pjesa e parë.

Besa e vijoi dominimin edhe pas pushimit dhe në minutën e 53-të realizoi golin e katërt. Një kombinim i bukur Danladi-Prengaj në hyrje të zonës u finalizua nga Prengaj, i cili nuk gaboi përballë portës duke çuar topin në rrjetë.

Korabi nuk u dorëzua dhe në minutën e 66-të Nimet Spahiu shënoi një tjetër eurogol, me një goditje të saktë nga jashtë zone duke ngushtuar rezultatin në 4-2 gol që do të mbetej vetëm për statistikë.

Besa vazhdoi të ishte skuadra më kërkuese dhe pati mundësi për të thelluar avantazhin. Kavajasit goditën edhe dy herë shtyllat e portës së Korabit ndërsa realizuan edhe një tjetër gol që u anullua.

Minutat e fundit nuk sollën ndryshim të rezultatit, me të dyja skuadrat që kryen një numër të madh zëvendësimesh. Në fund, Besa mori një fitore të merituar 4-2 dhe vijon përgatitjet me shumë optimizëm për sezonin e ri.

Sfida ndaj Korabit ishte një tjetër test i vlefshëm për kavajasit, të cilët po e mbyllin fazën përgatitore me rezultate pozitive dhe me një gjendje gjithnjë e më të mirë në prag të startit të kampionatit.

Përtej fitores një tjetër element pozitiv për Besën është edhe talenti kavajas Haxhi Rrena. Edhe pse vetëm 16 vjeç Rrena po spikat në këto miqësore me paraqitjet dhe golat e tij. Me realizimin ndaj Korabit, talenti i ri ka shkuar në pesë gola të shënuar në miqësoret e pragfillimit të kampionatit, duke dhënë sinjale të forta për të ardhmen.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img