Opion nga Ardian Zaganjori – Bismark largohet nga Vllaznia me probleme zemre, shkëlqen si kapiten i Skënderbeut: Vrapoi, luftoi, krijoi dhe u duk më energjik se kurrë përballë kuqebluve!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bismark u largua nga Vllaznia duke deklaruar se problemet me zemrën nuk e lejonin të vazhdonte aventurën e tij në Shkodër. Një lajm që natyrisht ngjalli shqetësim dhe keqardhje te tifozët kuqeblu.

Por futbolli ka edhe ironitë e veta…

Dje Bismark shkëlqeu në fushë. Vrapoi, luftoi, krijoi dhe u duk më energjik se kurrë. Dhe lind natyrshëm pyetja:

A thua dje e kishte harruar “zemrën” në Shkodër?

Nëse problemi shëndetësor ishte real, shëndeti është mbi çdo kontratë dhe mbi çdo ndeshje, dhe askush nuk duhet ta vërë në diskutim. Por nëse “zemra” ishte arsyeja për t’u larguar nga Vllaznia, atëherë pamja e djeshme në fushë lë padyshim një shije të hidhur dhe shumë pikëpyetje.

Shkodra i dha besim, Vllaznia i dha një fanellë dhe tifozët kuqeblu e duartrokitën. Prandaj ajo që dhemb më shumë nuk është largimi i një futbollisti, por ndjesia se ndoshta dikush nuk ishte krejtësisht i sinqertë me ta.

Në fund të fundit, zemra mund të kontrollohet nga mjeku, por respekti për fanellën dhe tifozin matet ndryshe.

Bismark, dje shkëlqeve… por për shumë shkodranë pyetja mbeti: ku ishte ajo “zemër” kur duhej të ishe me Vllazninë?

Ardian Zaganjori(Ish administrator i KF Vllaznia)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img