Nga Fatos LAMAJ – Teuta-Tirana, sfida e mbrëmjes në “Niko Dovana”, një tjetër duel interesant i javës së dytë të Superiores

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta dhe Tirana zbresin sonte në fushë për një nga përballjet më interesante të javës së dytë të Abissnet Superiore.

Dueli do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 21:00, me të dyja skuadrat që kërkojnë reagimin dhe fitoren e parë të sezonit.

Durrsakët e nisën kampionatin me një barazim pa gola ndaj Partizanit.

Në një sfidë të luftuar Teuta arriti të mar një pikë në transfertë, duke e nisur sezonin me një rezultat që i jep skuadrës një bazë për të kërkuar më shumë në ndeshjen e parë në shtëpi.

Tashmë përballë do të jetë Tirana, një kundërshtar me peshë në futbollin shqiptar dhe që vjen në Durrës pas një starti të vështirë.

Bardheblutë u mposhtën 3-0 nga Egnatia në javën e parë, në një ndeshje ku skuadra kryeqytetase vuajti edhe për shkak të problemeve që e kanë shoqëruar në këtë fillim sezoni.

Për Tiranën sfida e sotme është një mundësi për të lënë pas krahëve humbjen e javës së parë dhe për të dhënë një përgjigje në fushë.

Një tjetër rezultat negativ do ta komplikonte edhe më shumë situatën në startin e kampionatit, ndaj tre pikët në “Niko Dovana” jan objektivi kryesor i bardhebluve.

Nga ana tjetër Teuta kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë teksa duan të bëjnë hapin e radhës pas pikës së mar ndaj Partizanit dhe të regjistrojnë suksesin e parë të sezonit përpara tifozëve të tyre.

Sfida pritet të jetë e luftuar edhe për vetë natyrën e përballjeve mes dy skuadrave.

Teuta kërkon të konfirmojë se mund të jetë konkurruese këtë sezon, ndërsa Tirana synon të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe të mos humbasë terren që në javët e para.

Interesant është edhe fakti se Tirana e mbylli sezonin e kaluar me një fitore 1-0 ndaj Teutës pikërisht në “Niko Dovana”, me golin e Haxhiut në minutën e 77-të.

Pra në Durrës përballen dy skuadra me objektiva të qarta Teuta e cila kërkon fitoren e parë, ndërsa Tirana kërkon reagimin pas humbjes së rëndë ndaj Egnatias.

Teuta-Tirana sonte në orën 21:00 në “Niko Dovana” në një sfidë ku tre pikët vlejnë shumë për të dyja skuadrat që në këtë fazë të hershme të kampionatit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img