Teuta përmbys Tiranën në “Niko Dovana” dhe merr kreun e Superiores duke zhytur Tiranën në fund

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta-Tirana 3-1(Shënues: Zhongo 66′, Boçi 79′, Umeijego 84′ / 13′ (p) Kish)

Teuta ka mar një fitore të rëndësishme në stadiumin “Niko Dovana” duke përmbysur Tiranën me rezultatin 3-1, në një ndeshje të shoqëruar me ndërprerje të gjata për shkak të problemeve me ndriçimin e stadiumit.

Tirana e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 13-të ku pas një gabimi në zonë bardheblutë fituan një penallti të cilën Kish e ekzekutoi saktë duke kaluar Tiranën në avantazh.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta në pjesën e parë për shkak të fikjes së dritave në “Niko Dovana” ndërsa pas rikthimit të ndriçimit loja vazhdoi.

Tirana pati disa mundësi për të dyfishuar avantazhin, por portieri Bernardoni u tregua vendimtar në disa raste.

Në pjesën e dytë Teuta u shfaq krejtësisht tjetër dhe në minutën e 66-të Zhongo barazoi shifrat me kokë pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Toli.

Durrsakët nuk u ndalën dhe në minutën e 79-të erdhi përmbysja teksa ishte Boçi që mori topin në të majtë shmangu një kundërshtar, dhe me një goditje të saktë mposhti portierin Bekaj duke përmbysur shifrat.

Vetëm pesë minuta më vonë Teuta vulosi fitoren teksa ishte Pedro që shpërtheu në krahun e djathtë dhe harkoi në zonë aty ku Antoni kërceu dhe me kokë shënoi golin e tretë.

Në fund Tirana tentoi të rikthehej në lojë, por Bernardoni ndali goditjen me kokë të Staniç ndërsa Kollej më pas goditi rrjetën e jashtme.

Gjithçka mbyllet me një përmbysje spektakolare të durrsakëve, që pas një pjese të parë në disavantazh reaguan fuqishëm pas pushimit dhe morën tre pikët në “Niko Dovana”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img