Merkato- Laçi firmos me futbollistët turq, sulmuesin Yagmur Eren Cemali dhe mbrojtësin Eric Souleymane Konate

Lexo

- Reklamë -spot_img

Laçi ka përforcuar skuadrën në limitet e merkatos. Klubi kurbinas njofton se ka huazuar nga turqit e Konyasporit një sulmues dhe një mbrojtës. Yagmur Eren Cemali dhe Eric Souleymane Konate janë zyrtarisht pjesë e Laçit për këtë sezon.

“KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë se gjatë orëve të fundit të merkatos është arritur finalizimi i marrëveshjes 1-vjeçare të huazimit për dy lojtarët, Yagmur Eren Cemali dhe Eric Souleymane Konate, me klubin turk të Konyaspor.

Yagmur Eren Cemali, 19 vjeç, sulmues qendre dhe Eric Souleymane Konate, 21 vjeç, mbrojtës i majtë

KF Laçi i uron suksese lojtarëve me fanellën bardhezi dhe gjithashtu falenderon klubin e Konyaspor për korrektësinë e treguar në këtë bashkëpunim!”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img