Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj nuk pyet për moshë! Vendos 5 rekorde të reja kombëtare në Lojërat Mesdhetare-Taranto 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndonëse vitet ecin, për peshëngritësin e talentuar shkodran karriera sportive vazhdon të jetë e suksesshme. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e arritur në Lojërat Mesdhetare-Taranto 2026, ku Qerimaj bëri një prezantim dinjitoz duke vendosur plot pesë rekorde të reja kombëtare.

I kënaqur për sukseset e arritur në Itali, Erkand Qerimaj, e konsideron një tjetër kapitull pozitiv në karrierën time sportive…

Postimi i plotë i peshëngritësit shkodran, Erkand Qerimaj

LOJËRAT MESDHETARE – TARANTO 2026

Një tjetër kapitull mbyllet në karrierën time sportive… dhe këtë herë, nga Taranto, kthehem me 5 REKORDE KOMBËTARE!

Në kategorinë 85 kg, një peshë e re dhe më e madhe se kategoritë ku kam garuar në Lojërat e mëparshme Mesdhetare, arrita të vendos:

Vendi i 4-t në Dygarësh, duke tentuar deri në fund zonën e medaljeve.

151 kg – Rekord Kombëtar

181 kg – Rekord Kombëtar

332 kg – Rekord Kombëtar

187 kg – Rekord Kombëtar në Shtytje

338 kg – Rekord Kombëtar në Dygarësh

5 REKORDE KOMBËTARE në një nga kompeticionet më të rëndësishme sportive!

Këtë herë tentova zonën e medaljeve, por nuk ishte e shkruar të vinte medalja. Megjithatë, sporti më ka mësuar se jo çdo garë matet vetëm me medalje.

Ndonjëherë, fitorja është të dalësh në platformë, të luftosh deri në kilogramin e fundit dhe të tregosh se ende ke forcën dhe dëshirën për të shkruar histori.

Lojërat Mesdhetare kanë qenë një pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tim.

Në Pescara 2009: Medalje Ari

Medalje Argjendi

Përmirësim i Rekordeve Mesdhetare

Në Lojërat Mesdhetare në Algjeri: Medalje Argjendi

Në total, nga Lojërat Mesdhetare ku kam marrë pjesë:

1 Medalje Ari

2 Medalje Argjendi

Rekorde Mesdhetare

dhe tashmë 5 Rekorde Kombëtare në Taranto 2026

Pas kaq shumë vitesh në sport, vazhdoj të garoj me të njëjtin shpirt, të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin flamur!

Medaljet janë pjesë e historisë…Rekordet janë pjesë e historisë. Por më e rëndësishmja është rrugëtimi, sakrifica dhe fakti që nuk u dorëzova kurrë.

Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që më kanë mbështetur ndër vite.

Flamuri Kuqezi mbi supe, zemra në platformë dhe gjithmonë përpara!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img